Krasniqi: Nuk ka më listë të pritjes për rezonancë magnetike

06.09.2020

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se nuk ka listë të pritjes për rezonancë magnetike Krasniqi ka shkruar në Facebook se nga e hëna, pacientët nuk do të presin më në rend për kryerjen e rezonancës magnetike. “Nga nesër pacientët nuk do të presin […]

Krasniqi: Nuk ka më listë të pritjes për rezonancë magnetike Foto: Ilustrim

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se nuk ka listë të pritjes për rezonancë magnetike

Krasniqi ka shkruar në Facebook se nga e hëna, pacientët nuk do të presin më në rend për kryerjen e rezonancës magnetike.

“Nga nesër pacientët nuk do të presin më për kryerjen e Rezonancës Magnetike. Edhe përkundër fokusit në pandeminë COVID-19, me angazhimin menaxherial dhe profesional të stafit të Radiologjisë është arritur të eliminohet në tërësi lista e pritjes”, ka shkruar Krasniqi.