Krasniqi flet për situatën me COVID-19: Kapacitetet spitalore i kemi të kufizuara

12.03.2021

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, ka thënë se situata e krijuar nga COVID 19, është gjendje të cilën e kishin paralajmëruar si shkak i grumbullimit të njerëzve. Në Klan Kosova, Valbon Krasniqi specifikoi që kjo situatë sidomos u krijua në kohën e fushatës zgjedhore, por nuk la për përmendur edhe mosdisiplinën e […]

Krasniqi flet për situatën me COVID-19: Kapacitetet spitalore i kemi të kufizuara Foto: Ilustrim

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, ka thënë se situata e krijuar nga COVID 19, është gjendje të cilën e kishin paralajmëruar si shkak i grumbullimit të njerëzve.

Në Klan Kosova, Valbon Krasniqi specifikoi që kjo situatë sidomos u krijua në kohën e fushatës zgjedhore, por nuk la për përmendur edhe mosdisiplinën e qytetarëve të cilët thotë se nuk po i respektojnë aspak masat antipandemi.

”Po ndodhë ajo që kemi paralajmëruar edhe më herët që po përballemi me numër të madh të të infektuarve, ku po përcillet edhe me numër të madh të të hospitalizuarve”.

”Nesër bëhen 1 vit që në Klinikën Infektive, u pranuan klinikisht dy rastet e para ku më pas më 13 u konfirmuan me COVID-19”, tha ai mbrëmë.