Krasniqi: Çmimi i rrymës po rritet, në’ dimër s’do të na ngrohin fjalët e kryeministrit

  • 08.09.2022
Krasniqi: Çmimi i rrymës po rritet, në’ dimër s’do të na ngrohin fjalët e kryeministrit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria e ka injoruar krizën energjetike, përkundër paralajmërimeve të opozitës dhe propozimeve konkrete të PDK-së për përballimin e saj, që nga shtatori i vitit të kaluar.

Duke përmendur thënien e kryeministrit Kurti “rryma nuk ruhet në frigoriferë”, Krasniqi e ka kritikuar atë për neglizhencë dhe tallje me qytetarët në kohë krize.

“Në shtatorin e vitit të kaluar për herë të parë kemi filluar me folë për punën e krizës energjetike dhe kemi paralajmëruar atë që flitej nëpër krejt Europën, që do të jetë një dimër i vështirë, do të ketë rritje të kostos për megavat dhe që do të duhej qeveria të ndërmerrte një sërë masash”, është shprehur Krasniqi për ATV.


Duke akuzuar qeverinë për paaftësi dhe mungesë kompetence, Krasniqi tha nuk është punë e saj t’iu tregojë qytetarëve të Kosovës se dimri do të jetë i vështirë, por duhet të gjej zgjidhje për të.

“Puna e qeverisë është me ba zgjidhje, me lehtësu dimrin, sepse kur vjen dimri nuk kanë me na nxehë fjalët e kryeministrit, nuk kanë me na nxehë vjershat e tij dhe ato deklarimet demagogjike, të cilat i ka plot. Ne duhet të nxehemi diqysh. Fëmijët, familjet kanë me u nxehë diqysh. Nuk kanë rrymë dhe fatkeqësisht një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës ngrohen me rrymë dhe me biomasë, që 99 për qind e biomasës është dru.Edhe çmimet e drurit për ngrohje janë rritë dyfish, çmimet e peletit janë rritë trefish, çmimi i energjisë siç e dini është rritur dyfish dhe qeverinë e kemi komplet duke bërë sehir”, tha ai.

Ai tha se deputetët e Vetëvendosjes dhe Qeveria Kurti janë munduar me çdo kusht ta pengojnë themelimin e Komisonit Hetimor për Energjinë, sepse janë frikësuar për skandalet e shumta në sektorin energjetik, ndër to edhe rastin ambasadorit Martin Berishaj.

“Janë frikësu edhe për shkeljet në KEK, janë frikësu edhe për mashtrimet e mëdha që thojshin jemi duke i subvencionuar qytetarët dhe në fakt paret janë duke ia dhënë KEDS-it direkt, dhe KESCO-s”, theksoi Krasniqi.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë