Krahasuar me vitin e kaluar, Dogana mbledh 34 milionë euro më shumë

02.04.2021

Dogana e Kosovës ka arritur që të arkëtojë 14% më shumë hyra se periudha paraprake e vitit të kaluar. Përmes një komunikate për media Dogana thekson se rritja e aktivitetit ekonomik kanë ndikuar në rritje e performacës, gjithashtu edhe vetëdijesimi i bizneseve është faktor tjetër, por nuk duhet harruar angazhimin i zyrtarëve doganor në parandalimin […]

Krahasuar me vitin e kaluar, Dogana mbledh 34 milionë euro më shumë Foto: Ilustrim

Dogana e Kosovës ka arritur që të arkëtojë 14% më shumë hyra se periudha paraprake e vitit të kaluar.

Përmes një komunikate për media Dogana thekson se rritja e aktivitetit ekonomik kanë ndikuar në rritje e performacës, gjithashtu edhe vetëdijesimi i bizneseve është faktor tjetër, por nuk duhet harruar angazhimin i zyrtarëve doganor në parandalimin e kontrabandës.

Krahasimi në mes të viteve 2020 dhe 2021 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 14% më shumë, apo shprehur në milionë kjo është afër 34 milionë euro më shumë. Pra gjatë viti 2020 dogana kishte mbledhur 239,3 milionë euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 273,6 milionë euro.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandë, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.