Krahasuar me muajin mars 2021, këtë vit inflacioni në Kosovë ka arritur në 10%

12.04.2022

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 2,7% në muajin mars 2022. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin mars 2022 me muajin mars 2021 ishte 10,0%. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej  2,7% në muajin mars […]

Krahasuar me muajin mars 2021, këtë vit inflacioni në Kosovë ka arritur në 10% Foto: Ilustrim

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 2,7% në muajin mars 2022. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin mars 2022 me muajin mars 2021 ishte 10,0%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej  2,7% në muajin mars 2022 krahasuar me muajin shkurt 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (6,3%), mishi (1,0%), qumështi, djathi dhe vezët (5,7%), vajrat dhe yndyrat ushqimore (11,3%), pemët (2,7%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (1,9%), ujë, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (1,7%), pijet alkoolike (5,9%) veshje (4,9%), energjia elektrike (13,0%)-((shpjegim: çmimi mesatar reflekton çmimin e faturuar për muajin mars sipas tarifave dhe strukturës se re tarifore te aprovuar nga Rregullatori per Energji Elektrike. Sipas strukturës se re, konsumatorët shtëpiak ndahen ne dy blloqe ne konsumin, nen 800 kWh dhe mbi 800 kWh, te cilat tutje dallojnë sipas konsumit natë dhe ditë, çmimi mesatar varijon (nuk është fiks) varësisht nga konsumi ne blloqe dhe sipas ndarjes nate/dite)), gazi (11,4%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (2,5%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (4,0%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (10,9%), shërbimet për transport (6,8%), shërbimet hoteliere (0,8%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,7 për qind në IHÇK-it.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 10,0 për qind në muajin mars 2022  krahasuar me muajin mars 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (23,0%), mishi (9,6%), qumështi, djathi dhe vezët (18,3%), vajrat dhe yndyrat ushqimore (43,1%), perimet (14,0%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (12,9%), prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë etj. (8,4%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,2%), duhani (4,7%), energjia elektrike (26,9%) – (ngritja e çmimit të energjisë elektrike është për shkak se në periudhën janar – maj 2021 ishte për 0,0061 cent më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid -19 Nr. 07/L-016 neni 15), ndërsa sa i përket ndryshimit të çmimit për tarifat, gjegjësisht kategorinë mbi 800KW të aprovuara dhe të aplikuara nga data 09 shkurt 2022, çmimi mesatar reflekton çmimin e faturuar për muajin mars sipas tarifave dhe strukturës se re tarifore te aprovuar nga Rregullatori për Energji Elektrike, çmimi mesatar varijon (nuk është fiks) varësisht nga konsumi ne blloqe dhe sipas ndarjes nate/dite). gazi (28,3%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (16,7%), mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (3,5%) pajisje shtëpiake (6,5%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (9,7%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,2%), produktet farmaceutike (3,2%), shërbimet ambulantore (2,1%), blerja e automjeteve (5,8%), pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (4,9%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (35,8%), shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9,9%), shërbimet për transport (16,8%), pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informative (1,8%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (5,8%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (3,9%), shërbimet hoteliere (8,1%), kujdesi personal (16,0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 10,2 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemët (-9,8%), pijet alkoolike (-5,0%) me një ndikim prej -0,2 për qind në IHÇK-it