Krahasimi me zgjedhjet e 2019’s, LVV rritet për 98% në vota

04.03.2021

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë krahasimin e votave dhe mandateve të fituara nga subjektet politike kryesore në zgjedhjet e vitit 2019 dhe ato të këtij viti. Sipas Cakollit Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i vetëm që ka shënuar rritje prej 98% në vota. Gjithashtu, ai përmes disa grafikonëve të publikuar në një […]

Krahasimi me zgjedhjet e 2019’s, LVV rritet për 98% në vota Foto: Ilustrim

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë krahasimin e votave dhe mandateve të fituara nga subjektet politike kryesore në zgjedhjet e vitit 2019 dhe ato të këtij viti.

Sipas Cakollit Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i vetëm që ka shënuar rritje prej 98% në vota.

Gjithashtu, ai përmes disa grafikonëve të publikuar në një postim në facebook ka bërë të ditur se subjektet tjera kanë shënuar rënie në vota, që varion nga -17% (PDK) deri në -46% (LDK), e madje edhe -48% (NISMA).

Njoftimi i plotë i Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës:

Këto janë krahasimet e votave dhe mandateve të fituara nga subjektet politike kryesore në zgjedhjet e vitit 2019 dhe ato të këtij viti. Siç mund të shihet në grafikonet e mëposhtme, LVV është subjekti i vetëm që ka shënuar rritje prej 98% në vota. Ndërsa, subjektet tjera kanë shënuar rënie në vota, që varion nga -17% (PDK) deri në -46% (LDK), e madje edhe -48% (NISMA).