KQZ’ja javën tjetër diskuton për verifikimin e nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve në veri

01.03.2024

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), javën tjetër do të diskutojë lidhur me procesin verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura, për organizim të zgjedhjeve për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat me shumicë serbe.

KQZ’ja javën tjetër diskuton për verifikimin e nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve në veri Foto: Ilustrim

Kështu ka bërë të ditur kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi të premten.

“Javën tjetër do ta trajtojmë atë çështje. Do të jemi në një mbledhje të tillë. Paraprakisht do të miratojmë disa rregullore të brendshme që janë të nevojshme”, është shprehur Radoniqi.

Nëse KQZ-ja konfirmon se nënshkrimet e mbledhura janë të përshtatshme dhe i verifikon ato, organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditëve. Që ky votim të jetë i suksesshëm, kërkohet 50 për qind plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

Pas kësaj, rezultati i dërgohet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka një afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur zgjedhje të parakohshme.