KQZ’ja fillon numërimin e votave të diasporës

02.03.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e numërimit të votave me kusht. Sipas rezultateve, LVV ka marrë rreth 15 mijë vota, PDK 4,997 vota, LDK e treta me 2,944 vota, pasuar nga AAK me 2,167 vota. Në këto zgjedhje parlamentre kanë qenë 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e […]

KQZ’ja fillon numërimin e votave të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e numërimit të votave me kusht.

Sipas rezultateve, LVV ka marrë rreth 15 mijë vota, PDK 4,997 vota, LDK e treta me 2,944 vota, pasuar nga AAK me 2,167 vota.

Në këto zgjedhje parlamentre kanë qenë 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta.

Ndërsa menjëherë pas numërimit të këtyre votave me kusht, ka filluar procesi i numërimit të votave të diasporës.

LEXO EDHE:  Mbi 21 mijë kosovarë nga diaspora u regjistruan për të votuar

Ai ka thënë se pas përfundimit të këtij numërimi shënohet faza përfundimtare para daljes me rezultatet përfundimtare.

Elezi ka thënë se po punojnë maksimalisht që të shpallin rezultatin zgjedhor.

“Është e vështirë ta themi se sa ditë do të na duhet për numërimin e këtyre fletëvotimeve, sepse janë 56.610 zarfe me fletëvotime, janë 45 tavolina në të cilat do të numërohen këto vota”, ka thënë ai.

Etiketat