Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se votimi përmes postës mbaron sot më 5 tetor, pasi që nesër mbahen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Votimi përmes postës kishte filluar më 19 shtator dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte njoftuar të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm se Votimi Përmes Postës përfundon më 5 tetor.

Pra, fletëvotimet duhet të pranohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më së largu më 5 tetor 2019.

Po ashtu KQZ kishte bërë të ditur se numri i fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, bazuar në listën përfundimtare të votuesve numri i votuesve është 1,937.868, ndërsa KQZ-ja ka vendosur që të shtypen 1,801.800 fletëvotime, pra 136,068 apo 7.02% fletëvotime më pak se votues.

Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, më 6 tetor 2019 është 111,733 votues.

Janë 87,180 votues të rinj që pas zgjedhjeve lokale 2017, kanë arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç dhe që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 6 tetor 2019.