Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas një mbledhje me fillim prej orës 11:00, ka vendosur që të pranohen votat e fshatit Runik të Skenderajt.

KQZ me 6 vota pro dhe 3 abstenime e ka votuar rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve që të hyjnë në rezultatet përfundimtare votat e një vendvotimi në fshatin Runik të Skenderajt.

Për këtë vendim ka folur edhe koodrinatori në QNR, Burim Ahmetaj i cili gjatë raportimit në mbledhjen e KQZ-së, theksoi se këto fletëvotimet duhet të procesohen nga KQZ-ja dhe të hyjnë në rezultatet përfundimtare.

Ahmetaj tha se në dy rekomandimet nuk cenohet renditja e subjekteve politike dhe nuk ka efekt në numrin e kandidatëve të këtyre subjekteve.

KQZ ka shqyrtuar vetëm këtë pikë të rendit të ditës.