KQZ vendos për rinumërimin e votave në 494 vendvotime

22.02.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka vendosur që të rinumërohen 494 vendvotime. Në mbledhjen e KQZ u tha se këto vendvotime kanë shkuar në rinumërim për disa arsye, si gabimi në bartjen e votës, gabimi në bartjen në formularët e rezultateve të kandidatëve, kandidati ka më shumë vota sesa subjekti politik, kur […]

KQZ vendos për rinumërimin e votave në 494 vendvotime Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka vendosur që të rinumërohen 494 vendvotime.

Në mbledhjen e KQZ u tha se këto vendvotime kanë shkuar në rinumërim për disa arsye, si gabimi në bartjen e votës, gabimi në bartjen në formularët e rezultateve të kandidatëve, kandidati ka më shumë vota sesa subjekti politik, kur subjekti ka vota, ndërsa kandidati nuk ka vota dhe anasjelltas.

35 kuti kanë shkuar në rinumërim të plotë për gabim në bartjen e votës, ndërsa, 6 vendvotime rinumërohen për probleme teknike/gabimi në bartjen në formularët e rezultateve të kandidatëve, për shkak që numri i votave ishte i paqartë.

370 vendvotime rinumërohen pasi kandidati ka më shumë vota sesa subjekti politik dhe 83 vendvotime tjera rinumërohen kur subjekti ka vota, ndërsa kandidati nuk ka vota dhe anasjelltas.