KQZ tregon se sa vendvotime janë rinumëruar deri më tani

18.10.2019

Komisioni Qendror i Zgjedhejve ka njoftuar se deri tani janë rinumruar 45 vendvotime nga 530. Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ( QNR) është duke vazhduar rinumërimi i 530 vendvotimeve. Vendimi për rinumërim është marrë dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas rekomandimeve nga (QNR) se në këto vendvotime ka pasur probleme kryesisht teknike me fletëvotime. […]

KQZ tregon se sa vendvotime janë rinumëruar deri më tani Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhejve ka njoftuar se deri tani janë rinumruar 45 vendvotime nga 530.

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ( QNR) është duke vazhduar rinumërimi i 530 vendvotimeve. Vendimi për rinumërim është marrë dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas rekomandimeve nga (QNR) se në këto vendvotime ka pasur probleme kryesisht teknike me fletëvotime.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tregoi për Telegrafin se sa vendvotime janë rinumëruar deri më tani.

“Deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 45 nga 530 vendvotimet për të cilat ka marrë vendim KQZ’ja. Rinumërimi është duke vijuar”, ka thënë Elezi.