Dje në orët e pasdites në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka filluar procesi i rinumërimit të 1472 vendvotimeve, kjo me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Por deri më tani bëhet e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) se në QNR janë rinumëruar 50 vendvotimeve, raporton Gazeta Express.

“Janë rinumëruar 50 vendvotime gjatë ndërrimit të dytë. Ky proces ka filluar të mërkurën pasdite. Rinumërimi do të vazhdojë sipas planifikimeve”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Kujtojmë se PZAP e ka pranuar si të bazuar edhe ankesën e parashtruar nga Koalicioni NISMA-AKR-PD, që të hiqen nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare votat e ardhura nga Serbia.