KQZ tregon sa vendvotime janë rinumëruar deri më tani në QNR

16.11.2019

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), po vazhdon puna intensive, ku janë duke u rinumëruar 1928 vendvotime. Ndërsa ky proces ka filluar që nga pasdita e së mërkurës dhe deri të premten në mesnatë janë rinumëruar 299 vendvotime apo në përqindje 21.25%. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve […]

KQZ tregon sa vendvotime janë rinumëruar deri më tani në QNR Foto: Ilustrim

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), po vazhdon puna intensive, ku janë duke u rinumëruar 1928 vendvotime.

Ndërsa ky proces ka filluar që nga pasdita e së mërkurës dhe deri të premten në mesnatë janë rinumëruar 299 vendvotime apo në përqindje 21.25%.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se nga e pasdita e së mërkurës kur ka filluar zbatimi i vendimit të PZAP-it dhe deri të premten në mesnatë janë rinumëruar 299 vendvotime apo 21.25%”, ka thënë Elezi.

Kujtojmë se vendimin për numërimin e 1428 vendvotime e kishte marrur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pasi që kishin bërë ankesa subjektet politike, po ashtu ky institucion kishte marrur vendim që të largohen nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e ardhura nga Serbia.