Po vazhdon edhe dita e tretë e procesit të rinumërimit të 1428 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), kjo me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Por njohësit e çështjeve këtë proces të rinumërimit po e shohin si aspekt negativ dhe që po e dëmton të gjithë procesin zgjedhor.
Deri më tani janë rinumëruar 170 vendvotime. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 170 vendvotime apo 12.08%”, ka thënë Elezi.