KQZ shpall rezultatet përfundimtare, NISMA jashtë kuvendit

07.11.2019

Ashtu edhe siç kemi paralajmëruar se në rast që nuk deponohet ndonjë ankesë nga ana e subjekteve politike, Komisioni Qendror Zgjedhor sot në ora 10:30 ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit. Në bazë të rezultateve del që Lëvizja Vetëvendosje ka 26.159% të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës 24.458%, Partia Demokratike e Kosovës […]

KQZ shpall rezultatet përfundimtare, NISMA jashtë kuvendit Foto: Ilustrim

Ashtu edhe siç kemi paralajmëruar se në rast që nuk deponohet ndonjë ankesë nga ana e subjekteve politike, Komisioni Qendror Zgjedhor sot në ora 10:30 ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Në bazë të rezultateve del që Lëvizja Vetëvendosje ka 26.159% të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës 24.458%, Partia Demokratike e Kosovës 21.163 %, AAK-PSD 11.477 %, Lista Serbe 6.754 % dhe Nisma-AKR-PD: 4.984%.

Vetëvendosja përfundimisht ka 32 deputetë, LDK 29 deputetë, PDK 25 deputetë, AAK-PSD 14 deputetë, Lista serbe 10 deputetë dhe Vakat 2 deputetë.