Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke u vazhduar puna sa i përket procesit të rinumërimit të votave, kjo me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Ndërsa për këtë çështje ka folur edhe zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi i cili ka bërë të ditur se sot deri në orën 16:00 janë rinumëruar gjithsej 66 vendvotime.

“Në përgjithësi, numri i vendvotimeve të rinumëruara është 772 apo rreth 55%”, tha Elezi.

Po ashtu ai ka shtuar se kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 635 vendvotime të tjera.