KQZ refuzon mbi 16 mijë vota nga diaspora dhe aprovon mbi 41 mijë

25.02.2021

Organizata “GERMIN” përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Sipas kësaj organizate deri sot në orën 12:00, 41 mijë e 280 votues janë aprovuar ndërsa 16 mijë e 288 janë refuzuar. Po ashtu […]

KQZ refuzon mbi 16 mijë vota nga diaspora dhe aprovon mbi 41 mijë

Organizata “GERMIN” përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Sipas kësaj organizate deri sot në orën 12:00, 41 mijë e 280 votues janë aprovuar ndërsa 16 mijë e 288 janë refuzuar.

Po ashtu deri në këtë periudhë kohore, 78% e totalit të pakove me fletëvotime nga jashtë janë hapur apo 34,002 zarfe dhe 57 mijë e 568 votues janë verifikuar.

LEXO EDHE:  Mbi 21 mijë kosovarë nga diaspora u regjistruan për të votuar

Gjithashtu, kjo organizatë ka bërë të ditur se një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi i numërimit.

Etiketat