KQZ publikon raportet financiare të subjekteve politike, LVV, PDK, LDK dhe AAK

02.07.2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të martën raportet e audituara financiare të subjekteve politike për vitin 2023.

KQZ publikon raportet financiare të subjekteve politike, LVV, PDK, LDK dhe AAK Foto: Ilustrim

Sipas KQZ-së, partia më e madhe në vend, Lëvizja Vetëvendosje ka mbi dy milionë euro ose më shumti të hyra për vitin e kaluar krahasuar me partitë tjera.

Në LVV-së të hyrat për vitin 2023 kanë qenë 2,000,750 euro, ndërsa shpenzimet 1 milonë e 384 euro.

Partia e dytë më e madhe në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pasur të hyra 951 mijë e 483.00 euro më 2023, ndërsa shpenzime 717 mijë e 543 euro.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) gjatë vitit 2023 ka pasur të hyra 723 mijë e 169 euro dhe shpenzime 431 mijë e 824 euro.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka raportuar të hyra 280 mijë euro dhe shpenzime 268 mijë e 16 euro gjatë vitit 2023.

Ndërsa, subjekti politik Lista Serbe ka pasur 314 mijë e 348 euro të hyra, kurse shpenzime 295 mijë e 917 euro.