KQZ paralajmëron partitë politike: Nëse nuk merrni pjesë në tri palë zgjedhje, s’mund të garoni më

25.06.2021

Kanë mbetur më pak se katër muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Subjektet politike janë duke e vazhduar konfirmimin e kandidaturave për kryetarë të komunave. Duke marrë parasysh proceset e kaluara të zgjedhjeve lokale, edhe në këto zgjedhjet të këtij viti mijëra kandidatë do të garojnë për pozitën e kryetarit në gjithsej […]

KQZ paralajmëron partitë politike: Nëse nuk merrni pjesë në tri palë zgjedhje, s’mund të garoni më

Kanë mbetur më pak se katër muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Subjektet politike janë duke e vazhduar konfirmimin e kandidaturave për kryetarë të komunave.

Duke marrë parasysh proceset e kaluara të zgjedhjeve lokale, edhe në këto zgjedhjet të këtij viti mijëra kandidatë do të garojnë për pozitën e kryetarit në gjithsej 38 komuna apo edhe për ulëse në Kuvendet Komunale.

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje Yll Buleshkaj nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike ka theksuar se deri më tani që nga caktimi i datës së zgjedhjeve asnjë parti politike nuk ka aplikuar për të marrur pjesë në zgjedhjet lokale.

Buleshkaj ka thënë se nga partitë politike ka pasur interesim për marrjen e materialeve për aplikim.

LEXO EDHE:  Mbi 23,000 kosovarë të regjistruar për të votuar nga diaspora

Po ashtu ai ka theksuar se i kanë paralajmëruar partitë se afati i fundit është më 30 qershor.

“Nuk kemi pasur aplikim për regjistrimin e partive politike por kemi pasur interesim të tyre për të marr materialet për regjistrim. Ka shumë kërkesa për sqarimin e procesit të certifikimit. Ende nuk kemi pranuar as kërkesa për certifikim. I kemi paralajmëruar se afati i fundit është më 30 qershor. Poashtu i kemi lajmëruar se nëse nuk marrin pjesë në tri palë zgjedhje atëherë nuk mund të garojnë më”, ka thënë ai.

Gjithashtu Buleshkaj ka thënë se numri i asamblistëve nuk do të ndryshojë nga zgjedhjet e kaluara.

Etiketat