KQZ: Nesër fillon numërimi i votave të diasporës, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

27.02.2021

Të premtën ka përfunduar procesi i vlerësimit dhe verifikimit të votave që kanë ardhur nga vendet jashtë Kosovës. Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi i cili po ashtu ka thënë se nesër pritet të filloj numërimi i votave që kanë ardhur përmes postës, së bashku me ato me […]

KQZ: Nesër fillon numërimi i votave të diasporës, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta Foto: Ilustrim

Të premtën ka përfunduar procesi i vlerësimit dhe verifikimit të votave që kanë ardhur nga vendet jashtë Kosovës.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi i cili po ashtu ka thënë se nesër pritet të filloj numërimi i votave që kanë ardhur përmes postës, së bashku me ato me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Elezi ka njoftuar se janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta.

“Po punojmë shumë që nesër gjatë ditës të mund të fillojmë me numërimin e rreth 31 mijë e 500 votave me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 votave të personave me nevoja të veçanta. Pastaj, edhe numërimin e votave të cilat kanë ardhur përmes postës”, ka thënë Valmir Elezi.