KQZ në pritje të vendimit për caktimin e datës së zgjedhjeve

Komisioni Qendror Zgjedhor është duke pritur vendimin e ushtrueses së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë se pasi të shpallet data, do të mblidhet KQZ-ja për të marrë vendimet e para në kuadër të përgatitjes së këtyre zgjedhjeve.

“KQZ-ja, fillimisht vendos për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore, duke i shkurtuar këto afate dhe përshtatur me ditët që do t’i kemi në dispozicion për përgatitjen e zgjedhjeve si dhe do të miratohet plani operacional, ku janë të listuara të gjitha aktivitetet që do të kryhen nga KQZ-ja që nga dita e parë dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor”, ka thënë Elezi për KosovaPress.

Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së sotme ka shpallur aktgjykimin e plotë mbi ligjshmërinë e Qeverisë Hoti.

Artikull i sponzorizuar

Për ta transmetuar mesazhin tuaj qartë deri në fund më së miri do të ju ndihmojë artikulli i sponsorizuar ku mijëra konsumatorë potencial do ta marrin atë.

Lexo më shumë
RAPORTO