Sot ditë e rëndësishme për Kosovën, ku në këtë ditë qytetarët do të kenë mundësi t’u drejtohen vendvotimeve që të votojnë të preferuarin e tyre për kryeministër të Kosovës si dhe për pesë kandidatë për deputetë.

Si çdo herë edhe në këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dalur me platformë online për raportimin e shkeljeve gjatë procesit të votimit.

Edhe në këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përdorë Platformën për Raportimin e Shkeljeve Zgjedhore për të njoftuar qytetarët për shkeljet e konfirmuara dhe menaxhimin e secilës prej tyre.

Platforma përditësohet posa të bëhet konfirmimi i raportimeve, dhe kështu do të vazhdoj gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve.

Raportimet e konfirmuara mund t’i gjeni në linkun në vijim: https://kqzkosova.ushahidi.io/.