KQZ: Mbi 7 milionë euro do të shkojnë për zgjedhjet lokale

07.06.2021

Ende nuk janë shpallur zgjedhjet lokale për komunat e Kosovës. Ndonëse nuk është bërë e ditur ndonjë datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, subjektet politike kanë filluar prezantimin e kandidatëve për kryetar të Komunave apo edhe për Kuvend Komunal. Duke marrë parasysh proceset e kaluara të zgjedhjeve lokale, edhe në këto zgjedhjet të këtij viti […]

KQZ: Mbi 7 milionë euro do të shkojnë për zgjedhjet lokale Foto: Ilustrim

Ende nuk janë shpallur zgjedhjet lokale për komunat e Kosovës.

Ndonëse nuk është bërë e ditur ndonjë datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, subjektet politike kanë filluar prezantimin e kandidatëve për kryetar të Komunave apo edhe për Kuvend Komunal.

Duke marrë parasysh proceset e kaluara të zgjedhjeve lokale, edhe në këto zgjedhjet të këtij viti mijëra kandidatë do të garojnë për pozitën e kryetarit në gjithsej 38 komuna apo edhe për ulëse në Kuvendet Komunale.

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku edhe është bërë e ditur se për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit do të duhen mbi 7 milionë euro.

Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka theksuar se janë duke bërë përgatitjet në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arianit Elshani ka theksuar se buxheti aktual i KQZ-së është 7 milionë e 64 mijë euro, ku në këtë buxhet është i përfshirë edhe raundi i dytë për zgjedhjet lokale.

Gjithashtu KQZ-ja ka miratuar kërkesën drejtuar Ministrisë së Financave, për t’u alokuar një buxhet shtesë prej 3 milion e 886 mijë e 717 euro.

“Buxheti aktual i KQZ-së, është 7 milionë 64 mijë e 436 euro dhe për nevojat që ta përmbyllim këtë vit suksesshëm duhet të bëjmë një kërkesë edhe për 3 milionë e 886 mijë e 717 euro në Ministrinë e Financave për t’i aklokuar në kuadër të KQZ-së”, tha ai.