Sipas njoftimit, procesi i votimit do të mbahet nga ora 07:00 deri në ora 19:00, sipas orës lokale të shtetit përkatës ku ndodhet përfaqësia diplomatike.
KQZ ka bërë thirrje që votuesit të informohen me kohë për procedurat dhe hapat e votimit, në mënyrë që procesi të zhvillohet sa më lehtë dhe pa pengesa.Ky proces është pjesë e organizimit të Zgjedhjeve 2026, duke u mundësuar shtetasve të Kosovës në diasporë të ushtrojnë të drejtën e votës.


