KQZ-ja nesër prezanton raportin e verifikimit të nënshkrimeve nga qytetarët e katër komunave veriore

07.03.2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se do të mbajë mbledhje nesër, ku pritet të prezantohet raporti për verifikimin e peticioneve të pranuara nga kuvendet e katër komunave veriore.

KQZ-ja nesër prezanton raportin e verifikimit të nënshkrimeve nga qytetarët e katër komunave veriore Foto: Ilustrim

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për IndeksOnline se mbledhja pritet të fillojë nga ora 13:30.

“Mund t’ua konfirmoj se të premten, më 8 mars 2024, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është planifikuar të prezantohet raporti lidhur me verifikimin e peticioneve të pranuara nga kryesuesit e Kuvendeve Komunale, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bëre të ditur sot gjatë ditës se zgjedhjet për kryetarët e rinj në komunat veriore  do të mbahen së shpejti.