KQZ-ja mund të shpallë sot rezultatet përfundimtare

03.03.2021

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka lënë të hapur mundësinë që të mërkurën të përmbyllet gjithë procesi i numërimit të votave dhe KQZ-ja të shpallë rezultatet përfundimtare. Elezi ka thënë se nuk mund të thuhet me saktësi se procesi do të përfundojë të mërkurën, por ka mundësi që kjo të ndodhë. […]

KQZ-ja mund të shpallë sot rezultatet përfundimtare Foto: Ilustrim

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka lënë të hapur mundësinë që të mërkurën të përmbyllet gjithë procesi i numërimit të votave dhe KQZ-ja të shpallë rezultatet përfundimtare.

Elezi ka thënë se nuk mund të thuhet me saktësi se procesi do të përfundojë të mërkurën, por ka mundësi që kjo të ndodhë.

Të martën nisi numërimi i votave nga diaspora pas përfundimit të atyre me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

“Besoj që nëse arrijmë që brenda një kohe optimale gjatë ditës së mërkurë të përmbyllim procesin e numërimit, KQZ-ja do të mund të shpallë rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Elezi.

Rikujtojmë se KQZ të martën ka numëruar më shumë se 30 mijë vota të diasporës, ku është bërë e ditur se 70 per qind të tyre i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, të cilët kanë fituar 20614 vota.