Lajme

KQZ-ja fillon zbatimin e vendimit të PZAP-it për rinumërimin e 1472 kutive, deri në orën 15 s’është ankuar askush

Sot pas një mbledhje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku kryesuese e kësaj mbledhje ishte kryetarja e këtij institucionit, Valdete Daka, e cila tha se pasi që deri në orën 15:00 nuk ka pasur ndonjë ankesë në Gjykatën Supreme për rinumërim të 1,472 kutive mund të procedohet me fillim të rinumërimit të këtyre kutive.

Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka ky vendim është bërë i formës së prerë, për shkak se nuk ka pasur ndonjë ankesë.

Daka tha se ne jemi të obliguar që të rinumërojmë një numër të caktuar të kutive, më saktë 172 të tilla.

“Ne jemi obliguar që të rinumërojmë një numër të caktuar të kutive, më saktë 1472 dhe me sa kam informatë nga Gjykata Supreme, deri më tani deri në orën 15 kur ka qenë afati, nuk është ankuar askush dhe ky vendim bëhet i formës së prerë dhe ne jemi të obliguar t’i rinumërojmë këto kuti. Unë e kisha kërku nga sekretariati që me na njoftu lidhur me rinumërimin dhe se si është planifiku”, ka thënë Daka.

Po ashtu janë deklaruar edhe nga sekretariati i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të cilët kanë thënë se rinumërimi do të fillojë sapo të përfundojnë afatet ligjore nëpër institucionet përkatëse.

“Nuk besoj që mundet me zgjatë më tepër ky afat se dita e sotme, deri më tani nuk ka asnjë ankesë sa i përket këtij vendimi. Ne kemi parë raportin se sa kuti do të shkojnë në rinumërim, sekretariati do t’i rrisë kapacitetet e veta, pa e cenuar cilësinë dhe procesin e monitorimit, përkatësisht transparencës”.

“Jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet, presim urdhër nga KQZ-ja, edhe një herë po themi për dallim nga herët e kalume, për shkak se jemi në një numër më të madh, i kemi rritë kapacitetet”, ka deklaruar nga sekretariati i KQZ-së.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.