KQZ-ja duhet të pres 24 orë nëse ka ankesa në Supreme, për të zbatuar vendimin e PZAP-së

11.11.2019

Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të presë edhe 24 orë me qëllim të zbatimit të vendimit të këtij institucioni. Ndryshe sot PZAP ka marrë vendim që pas 52 ankesave që janë bërë, të ketë rinumërim të 1472 vendvotimeve. Po ashtu PZAP, ka marrë vendim […]

KQZ-ja duhet të pres 24 orë nëse ka ankesa në Supreme, për të zbatuar vendimin e PZAP-së Foto: Ilustrim

Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të presë edhe 24 orë me qëllim të zbatimit të vendimit të këtij institucioni.

Ndryshe sot PZAP ka marrë vendim që pas 52 ankesave që janë bërë, të ketë rinumërim të 1472 vendvotimeve. Po ashtu PZAP, ka marrë vendim në favor të ankesës së koalicionit Nisma-AKR-PD lidhur me votat e Serbisë.

“Lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranoj të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Javën e kaluar KQZ bëri shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, ndërkaq Nisma kundërshtoi këto rezultate duke akuzuar KQZ-së se i ka fabrikuar.