KQZ i procedon pagesat në Ministrinë e Financave për të angazhuarit në zgjedhje

10.12.2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka proceduar për pagesë në Ministrinë e Financave listat e të gjitha komunave të anëtarëve të këshillave të vendvotimit dhe stafit tjetër të angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit. Valmir Elezi, zëdhënësi për media në KQZ ka thënë për klankosova.tv se sikurse në zgjedhjet e kaluara edhe në këto zgjedhje […]

KQZ i procedon pagesat në Ministrinë e Financave për të angazhuarit në zgjedhje Foto: Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka proceduar për pagesë në Ministrinë e Financave listat e të gjitha komunave të anëtarëve të këshillave të vendvotimit dhe stafit tjetër të angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit.

Valmir Elezi, zëdhënësi për media në KQZ ka thënë për klankosova.tv se sikurse në zgjedhjet e kaluara edhe në këto zgjedhje kanë raste kur mjetet kthehen, çka do të thotë se pagesa nuk bëhet.

“Arsyet janë të ndryshme dhe të cilat kryesisht kanë të bëjnë me: gabime në shënimin e numrit të llogarisë bankare, llogari joaktive, apo edhe llogari jopersonale”.

“Çdo person, të cilit nuk i kanë dalur mjetet, duhet të komunikojë me Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku ka qenë i angazhuar gjatë këtyre zgjedhjeve. Aty duhet të paraqesë përmirësimet që duhen bërë në mënyrë që ta riprocedojmë/ridërgojmë për pagesë”, ka thënë Elezi.