KQZ ende pa vendim për votat nga Serbia

21.10.2019

Në QNR është duke u punuar intensivisht pa u ndalur me qëllim të rinumërimit të votave të 530 vendvotimeve, ku deri më tani kanë mbetur edhe 40% të fletëvotimeve pa u rinumëruar. Këtë e ka konfirmuar në një intervistë për arbresh.info, Burim Ahmetaj i cili është koordinatori i Qendrës së Numërimit të Rezultateve (QNR). Po […]

KQZ ende pa vendim për votat nga Serbia Foto: Ilustrim

Në QNR është duke u punuar intensivisht pa u ndalur me qëllim të rinumërimit të votave të 530 vendvotimeve, ku deri më tani kanë mbetur edhe 40% të fletëvotimeve pa u rinumëruar.

Këtë e ka konfirmuar në një intervistë për arbresh.info, Burim Ahmetaj i cili është koordinatori i Qendrës së Numërimit të Rezultateve (QNR).

Po ashtu Ahmetaj ka bërë të ditur se deri në fund të kësaj jave pritet të përfundojë i gjithë procesi i numërimit dhe pritet të certifikohen rezultatet.

“Presim qe deri ne fund të kësaj jave të përfundojmë të gjithë numërimit dhe KQZ të ketë rezultat qofte për votave të rregullta dhe për ato jashtë vendvotimit”, ka thënë Ahmetaj.

Ndërsa sa i përket votave të ardhura nga Serbia, KQZ ende nuk ka marrur asnjë vendim ndërsa procesi i numërimit të tyre pritet të përfundoj brenda një dite.

Ndryshe të enjten ka nisur rinumërimi i 530 vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne Kosovë./arbresh.info/