Ka përfunduar procesi i vlerësimit të pakove me vota nga diaspora të cilat kanë arritur me vonesë në Kosovë, kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa për fillimin e numërimit të këtyre votave ka folur edhe zëdhënësi i këtij institucionit, Valmir Elezi.

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se pasi ka përfunduar vlerësimi i pakove me vota nga diaspora, ka thënë se tani procesi i numërimit të këtyre votave do të fillojë sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) në orën 17:00.

“Është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ndërsa numërimi i fletëvotimeve të aprovuara do të bëhet sot (e premte, 1 nëntor) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve duke filluar në orën 17:00”, ka thënë Elezi për Express.