KQZ do të publikojë shpenzimet e partive politike në fushatën e zgjedhjeve të 14 shkurtit

25.06.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke e mbajtur mbledhjen e radhës. Gjatë kësaj mbledhje u diskutuan shumë gjëra e u vendos edhe që të zgjatet orari i punës gjatë zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë vit më 17 tetor. Poashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se së shpejti do […]

KQZ do të publikojë shpenzimet e partive politike në fushatën e zgjedhjeve të 14 shkurtit Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke e mbajtur mbledhjen e radhës.

Gjatë kësaj mbledhje u diskutuan shumë gjëra e u vendos edhe që të zgjatet orari i punës gjatë zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë vit më 17 tetor.

Poashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë dosjen e paaudituar të informimit publik për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt të këtij viti.

Në këtë dosje do të mësohen donatorët e të gjitha subjekteve politike për shumat kumulative më shumë se 100 euro si dhe raportet e publikimit financiare të fushatës së partive të dorëzuara te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Gjithashtu ky institucion do të bëjë publike edhe raportet e publikimit financiar të kandidatëve që tashmë janë zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës.

KQZ ka bërë të ditur se publikimi do të shoqërohet edhe me teksin shpjegues që raportet financiare të fushatës zgjedhore janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime, në momentin që bëhet procesi i auditimit.