KQZ deri tani ka verifikuar mbi 12 mijë fletëvotime nga diaspora, mbi 3 mijë prej tyre janë refuzuar

20.02.2021

GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Në njoftimin e bërë nga kjo organizatë thuhet se deri më datën 19 shkurt, KQZ ka verifikuar 12 mijë e 706 fletëvotime, ku 8 mijë e 957 […]

KQZ deri tani ka verifikuar mbi 12 mijë fletëvotime nga diaspora, mbi 3 mijë prej tyre janë refuzuar Foto: Ilustrim

GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Në njoftimin e bërë nga kjo organizatë thuhet se deri më datën 19 shkurt, KQZ ka verifikuar 12 mijë e 706 fletëvotime, ku 8 mijë e 957 i ka aprovuar kurse 3 mijë e 749 i ka refuzuar.

Sipas këtij njoftimi 1 mijë e 663 fletëvotime janë refuzuar pasi që nuk ekzistojnë në periudhën e aplikimit, 1 mijë e 228 të refuzuar në periudhën e aplikimit.

Ndërsa 532 votues u refuzuan pasi që ishin të pa identifikueshëm (Votim Grupor), 222 votues janë refuzuar pasi që kanë dërguar dokumente jo valide dhe 104 votues u refuzuan për shkak se kanë dërguar fletëvotime 2 herë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur ditën e diel, ndërkohë KQZ ka bërë numërimin e votave të rregullt, kurse brenda pak ditësh fillon numërimi i votave nga diaspora dhe atyre me kusht.