KQZ: Certifikimi i rezultateve përfundimtare do të bëhet nesër në ora 10:00
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se zgjedhjet do të certifikohen në nesër në ora 10:00. KQZ nesër mban mbledhjen e radhës ku në rend të ditës ka certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Zgjedhje këto, të parakohshme, që u mbajtën më 14 shkurt 2021. “Ju njoftoj se të shtunën […]
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se zgjedhjet do të certifikohen në nesër në ora 10:00.
KQZ nesër mban mbledhjen e radhës ku në rend të ditës ka certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
Zgjedhje këto, të parakohshme, që u mbajtën më 14 shkurt 2021.
“Ju njoftoj se të shtunën (13 mars 2021, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është: Certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021”, njofton Elezi.
Kujtojmë se deri tash sipas rezultatet që janë publikuar në faqen e KQZ’së, fituese e zgjedhjeve ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, ku ka marrë rreth 50 për qind të votave.
E dyta vjen PDK’ja, me rreth 17 për qind të votave. Pastaj LDK’ja me 13 për qind dhe në fund AAK’ja që mori rreth 7 për qind të votave.
Nisma e Fatmir Limajt nuk arriti të kalojë pragun duke marrë veç 2 për qind të votave.