KQZ: Aprovohen 56 mijë e 610 zarfe me fletvotime nga diaspora dhe refuzohen 22 mijë e 591

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Ndërsa menjëherë pas tyre, do të fillohet me numërimin e votave nga jashtë Kosovës.

Sipas të dhënave janë rreth 32 mijë fletvotime të konfirmuara me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, të cilat janë pjesë e procesit të numërimit.

Deri më tani janë numëruar më shumë se gjysma e tyre.

Pas përfundimit të numërimit të këtyre fletëvotimeve, në QNR do të fillohet me numërimin e votave nga jashtë vendit, të cilat kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës nga 2 deri më 12 shkurt.

“Tashmë, shërbimi votues i KQZ-së ka përmbyllur vlerësimin dhe verifikimin e pakove të supozuara me fletëvotime.

Nga numri total i pakove të proceduara, pas procesit të vlerësimit janë aprovuar 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime dhe janë refuzuar 22 mijë e 591 zarfe me fletëvotime”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

RAPORTO