KPM-ja largon kanalet ruse nga platformat televizive në Kosovë

26.02.2022

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të KPM-së në rrjetin social Facebook. Me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendim të Urdhërojë të gjithë operatorët e shpërndarjes që përkohësisht t’i largojnë nga transmetimi kanalet me origjinë nga Federata […]

KPM-ja largon kanalet ruse nga platformat televizive në Kosovë Foto: Ilustrim

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të KPM-së në rrjetin social Facebook.

Me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendim të Urdhërojë të gjithë operatorët e shpërndarjes që përkohësisht t’i largojnë nga transmetimi kanalet me origjinë nga Federata Ruse, me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se qëllimi i këtij vendimi është parandalimi i propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës dhe jo pengimi dhe cenimi i lirisë së fjalës dhe lirisë së medias.

Për më shumë informata, gjeni vendimin e bashkangjitur.