Kosovo Hope organizon “Ecjen e Pavarësisë” në majën e Bajrakut
- 24.01.2019

Organizata Joqeveritare “Kosovo Hope” nga Suhareka në bashkëpunim me OFFROAD Theranda dhe Motor Club Brigada 123 organizojnë ecjen për në majën më të lartë në Suharekë – Maja e Bajrakut.
Sipas njoftimit të Kosovo Hope thuhet se kjo ditë do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët e interesuar! Ecja e pavarësisë organizohet më datën 16 shkurt 2019. Ecja organizohet në 11 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
