Hyrja e kosovarëve në Austri lejohet vetëm për ata që kanë lejeqëndrim dhe që kanë test negativ për covid-19

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, njofton lidhur me Hyrjet/ Daljet në Republikën e Austrisë dhe Republikën e Kosovës.

Qeveria e Republikës së Austrisë me datë 1 korrik 2020 gjatë një konference për media ka marrë vendim si vijon:

– Austria zyrtarisht ka paralajmëruar dhe rekomanduar shtetasit e saj që të mos udhëtojnë në shtetet e Ballkanit Perendimor duke u bazuar në rritjen e numrit të infektuarve me COVID-19.

– Hyrja në shtetin e Austrisë nga Republika e Kosovës mund të ndodhë vetëm me anë të dëshmisë së testit jo më i vjetër se 4 ditë që rezulton të jetë negativ nga COVID-19 ose me deklarim për vetizolim 14 ditë.

– Hyrja në Republikën e Austrisë vlenë vetëm për personat që kanë vendbanim/lejeqëndrim në Austri.

– Kalimi Transit nëpërmjet Austrisë është i mundur vetëm nëse nuk ndalohet në territorin e Republikës së Austrisë.

Aktualisht rregullorja për hyrje në Republikën e Kosovës rekomandon, që çdo qytetar të ketë dëshminë që rezulton negativ nga COVID -19, por kjo dëshmi nuk është e obliguar!

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.