Kosovari paraqitet si polic në Zvicër, tenton të mashtrojë plakën

Plaka e kishte kuptuar mashtrimin, por e kishte lënë mashtruesin të besonte se po binte pre e mashtrimit të tij.

Kosovari paraqitet si polic në Zvicër, tenton të mashtrojë plakën

Policia ka arrestuar dje në Oberkulm (Kantoni Aargau) një pjesëtar të dyshuar të një bande mashtruesish telefonik. Ata kishin tentuar të mashtronin një grua të moshuar duke përdorur një polic të rremë.

“Hajdutët janë afër dhe po kërkojnë pasurinë tuaj” i kishte thënë plakës zvicerane zëri nga telefoni. Sipas zërit, ajo, për të mbrojtur paratë e saj, duhej t’ia dorëzonte paratë menjëherë policisë. Kështu i kishte thënë një burrë që ishte prezantuar si pjesëtar i policisë së kantonit, raporton polizeinews.ch.


Plaka nga Oberkulmi është telefonuar të hënën në drekë, më 15 nëntor 2021. Ajo e kishte kuptuar mashtrimin, por e kishte lënë mashtruesin të besonte se po e pranonte kërkesën e tij. Shumë shpejt pas kësaj, një i ri tashmë po qëndronte te dera e shtëpisë së gruas së moshuar.

Por, ndërkohë, plaka në fjalë kishte njoftuar policinë rajonale, që do të thoshte se hetuesit civilë nga policia kantonale tashmë ishin gati. Ata më pas e arrestuan të dyshuarin. Bëhet fjalë për një kosovar 30-vjeçar nga Gjermania. Ai duket të jetë një anëtar i një bande mashtrimi, i cili ishte angazhuar të mblidhte sendet me vlerë, në rolin e korrierit.

Policia e kantonit ka nisur hetimet ndaj tij.

Mashtruesit telefonikë që prezantohen si policë janë bërë sërish shumë aktivë, veçanërisht gjatë fundjavës. Policia e kantonit ka regjistruar raporte të shumta për thirrje të tilla.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë