Kosovari njofton se koronavirusi iu kthye pas tre muajve

03.07.2020

Një qytetar i Prishtinës ka njoftuar se i është kthyer koronavirusi pas tre muajve. Pjeter Bylykbashi ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se është testuar për COVID-19 dhe se rezultati i doli pozitiv. Ai ka vendosur të ritestohet pasi për katër ditë rresht kishte simptoma të koronavirusit. Ai ka qenë i infektuar edhe më herët, […]

Kosovari njofton se koronavirusi iu kthye pas tre muajve Foto: BERLIN, GERMANY - MARCH 10 :Symbol photo of the coronavirus crisis. Diagnosis. COVID-19, SARS-CoV-2 on March 10, 2020 in Berlin, Germany. Health authorities around the world are concerned about the novel coronavirus. More and more countries are reporting diseases and new infections. (Photo by Thomas Imo/Photothek via Getty Images)

Një qytetar i Prishtinës ka njoftuar se i është kthyer koronavirusi pas tre muajve. Pjeter Bylykbashi ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se është testuar për COVID-19 dhe se rezultati i doli pozitiv. Ai ka vendosur të ritestohet pasi për katër ditë rresht kishte simptoma të koronavirusit.

Ai ka qenë i infektuar edhe më herët, por ishte shëruar afërsisht tre muaj më parë. Bylykbashi ka shkruar se virusi në paraqitjen e dytë është shumë më agresiv dhe se po e sulmon aty ku e ka dëmtuar herën e parë.

“Fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv në SARS-CoV-2 përsëri. Virusi më është kthyer afërsisht tre muaj pas shërimit dhe kësaj here shumë më agresiv. Sulmon aty ku më ka dëmtuar herën e parë, direkt në mushkëri”, ka shkruar Bylykbashi.