Kosovarët morën 974 milionë euro kredi këtë vit

22.09.2021

Përgjatë këtyre muajve të vitit 2021, vlera e kredive të reja kanë kapur shifrën milionëshe. Sipas të dhënavë nga BQK-ja, gjatë vitit 2020, vlera e kredive të reja të lëshuara nga sektori bankar ishte 1.47 miliardë euro. Ndërsa, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka theksuar se vetëm gjatë vitit 2021, bankat […]

Kosovarët morën 974 milionë euro kredi këtë vit Foto: Ilustrim

Përgjatë këtyre muajve të vitit 2021, vlera e kredive të reja kanë kapur shifrën milionëshe.

Sipas të dhënavë nga BQK-ja, gjatë vitit 2020, vlera e kredive të reja të lëshuara nga sektori bankar ishte 1.47 miliardë euro.

Ndërsa, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka theksuar se vetëm gjatë vitit 2021, bankat komerciale kanë lëshuar kredi të reja 974 milionë euro.

Mehmeti ka shtuar se në muajt e vitit 2021, është arritur të lëshohen kredi të të reja 974 milionë euro, ku ka bërë që totali i kredive të jetë 3.5 miliardë euro apo me një rritje vjetore prej 12 për qind (%).

Po ashtu, Gurvernatori i BQK-së ka bërë të ditur se krahas kredive, po vazhdon të ketë rritje të aseteve, ku ka thënë se asetet në sektorin bankar kanë shënuar 5.6 miliardë euro apo me një rritje vjetore rreth 15 përqind.

Mehmti ka thënë se sektori bankat po vazhdon ta ketë besueshmërinë e lartë të publikuar, dhe se si rezultat i kësaj sipas tij ka rritje të dispozitave që kanë arritur të jenë 4.5 miliardë euro apo me një rritje prej 14.5 për qind.

Gjithashtu, ai ka theksuar se norma e interesit në kredi ka rënë në 6 për qind, ku një gjë e tillë sipas tij ka bërë që të lehtësohet qasja në financa.

Ndërsa, sipas tij kreditë joperformuese (kreditë e këqija), edhe pas përfundimit të moratoriumit që ka qenë një periudhë e ristrukturimit, prapë se prapë vazhdon të mbesin të ulëta, kështu duke shënuar 2.6 për qind (%).

Guvernatori Fehmi Mehmti ka treguar edhe mënyrën e fitimit të bankave në gjysmën e parë të këtij viti, ku edhe kanë shënuar 55 milionë euro.

Ai ka thënë se bankat po vazhdojnë ta ruajnë atë normë të profitit që realisht sipas tij e kanë ndër vite dhe kjo nuk është si rezultat i rritje së normave të interesi, por Mehmti ka thënë se si rezultat i menaxhimit më të mirë të shpenzimeve ose zvogëlimit të shpenzimeve që bankat janë duke i bërë.

Gjithashtu, Mehmeti ka shtuar se prej krizës del diçka e mirë dhe se në rastin konkret, sipa tij ne kemi qenë shumë të kujdesshëm në lëvizjen e digjitalizimit të sektorit bankar.