Kosovarët gjatë pandemisë thyen rekordin e lindjeve

Kosovarët gjatë pandemisë thyen rekordin e lindjeve
Fjolla Hoxha

22.06.2021 / Lajme

Ngujimi brenda katër mureve në shtëpi gjatë pandemisë, ka ndikuar në shtimin e natalitetit në Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare për muajt e parë të këtij viti, numri i lindjeve të foshnjave është dyfishuar.

Në muajin janar të këtij viti, që i bie nëntë muaj pas mbylljes së Kosovës me vendim të Qeverisë Kurti I, sipas të dhënave zyrtare janë regjistruar 2,666 lindje.

Ky numër ka shkuar duke u rritur. Në muajin shkurt 2021 janë regjistruar gjithsej 2,673 lindje, ku krahasuar me muajin janar 2021 është një rritje për 0.3%. Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin shkurt, 1 382 lindje janë meshkuj dhe 1 291 lindje janë femra.

Si rezultat i pandemisë, në muajin mars ka pasur lindje rekorde që janë regjistruar brenda 1 muaji, në dhjetë vjetët e fundit në Kosovë, shkruan GazetaInfokus.

Në muajin mars janë regjistruar 3205 lindje, ku krahasuar me muajin shkurt 2021 ka rritje të numrit të lindjeve për 19.9 %. Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin mars, 1699 lindje janë meshkuj dhe 1506 janë femra.

Viteve të mëhershme janë regjistruar rreth 1700 lindje të reja gjatë muajit mars.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit