Kosovarët asesi të marrin vesh, tre të arrestuar për mosrespektim të orës policore në Budakovë

Vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë arrestuar 64 persona pasi kishin dal nga shtëpitë e tyre pas orës 17:00.

Ata janë shoqëruar për në stacionin policor.

Në fshatin Budakovë, Suharekë, 14.04.2020-20:56 është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregulltë.

Në rajonin e Pejës gjatë 24 orëve, sipas raportit të Policisë, ka më së shumti të arrestuar pasi nuk vepruan sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

RAPORTO