Kosova vazhdon të përballet me ngritjen e çmimit të miellit dhe grurit
Ndërsa, përfaqësues të Federatës së Bujqve dhe njohës të fushës së bujqësisë po vlerësojnë se në rritjen e çmimit të bukës po ndikon kriza në Ukrainë dhe mungesa e prodhimit vendor. Ndërkaq, përfaqësues të Shoqatës së Mullisëve thonë se nuk ka vend për panik sepse në vend ka rezerva të mjaftueshme të grurit dhe miellit. […]
Ndërsa, përfaqësues të Federatës së Bujqve dhe njohës të fushës së bujqësisë po vlerësojnë se në rritjen e çmimit të bukës po ndikon kriza në Ukrainë dhe mungesa e prodhimit vendor. Ndërkaq, përfaqësues të Shoqatës së Mullisëve thonë se nuk ka vend për panik sepse në vend ka rezerva të mjaftueshme të grurit dhe miellit.
Ngritje të çmimeve ka edhe në energjinë elektrike, në shumicën e artikujve ushqimore, ndërsa së fundmi edhe me ngritjen e çmimit të miellit dhe grurit, ku rritje të tilla vetëm se po e rëndojnë xhepin e qytetarit dhe është e papërballueshme.
Një qytetare për RadioKosovën tha se në furrën ku furnizohet me bukë gjatë kësaj jave ka pasur rritje të çmimit dhe se është e papërballueshme.
“Në dhjetor ka pas rritje të çmimit të bukës dhe miellit dhe të gjithë artikujve ushqimore. Tash prapë ish rrit çmimi i miellit dhe sa dola nga furra e pashë që ish shtrenjtuar prapë buka. Shumë problem për qytetarët rritja e çmimeve duke pasur parasysh që pagat janë shumë të ulëta”, tha ajo.
Ndërsa një furrtar tha se rritja e çmimit të bukës është e pashmangshme pasi që është rritur çmimi i miellit, përndryshe mund të falimentojnë bizneset e tyre.
“Po, është rritur çmimi i bukës, sepse deri tani 100 kg miell i kemi blerë me 40 euro, ndërsa prej mbrëmë, çmimi ishte rritur në 46 euro. U detyruam të marrim vendimin për rritjen e çmimit të bukës për pesë centë më qëllim që të shpëtojmë biznesin”, u shpreh ai.
Ndërkohë kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Muhamet Farizi, i tha radios se kriza në Ukrainë nuk do të ndikojë në rritjen e çmimit të bukës dhe se qytetarët nuk duhet të shqetësohen sepse në vend ka rezerva të mjaftueshme të grurit dhe miellit.