Kosova ta largojë taksën, që të mos rrezikohet miqësia me SHBA-të
Gjatë muajit nëntor të vitit 2018, Qeveria e Kosovës i vendosi taksë 100% ndaj produkteve të cilat prodhohen dhe importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, po ashtu disa javë më parë Qeveria e Kosovës i vendosi taksë edhe brendeve ndërkombëtare që importohen nga Serbia. Kësaj takse 100% ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovina, kanë […]
Gjatë muajit nëntor të vitit 2018, Qeveria e Kosovës i vendosi taksë 100% ndaj produkteve të cilat prodhohen dhe importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, po ashtu disa javë më parë Qeveria e Kosovës i vendosi taksë edhe brendeve ndërkombëtare që importohen nga Serbia.
Kësaj takse 100% ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovina, kanë ringjallur reagime të shumta, përveç vendeve të cilat u vendosën taksën, reagime të shumta ngjallën edhe Bashkimi Evropian gjithashtu edhe fuqitë e mëdha të botës, dhe aleati i Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini që nga momenti i vënies së taksës e deri më tani, po insiston vazhdimisht që të largohet kjo taksë, por Qeveria e Kosovës është duke e mbajtur qëndrimin e vetë, ku thuhet se nuk largohet taksa për derisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.
Gjithashtu, Aleati i Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kërkuan Qeverisë së Kosovës që të largohet taksa ndaj Serbisë e Bosnje e Hercegovina, ku afat i është dhënë deri më datë 21 Janar, ku kjo kërkesë është bërë, nëpërmjet ultimatumi.
Sipas disa informatave nga eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, i cili u kontaktuar nga lajmi.net, deklaroi se miqësinë e partneritetin që e kemi me SHBA-të , nuk duhet ta humbim, ku SHBA-të janë më meritorët për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
Për lajmi.net, Gërxhaliu tha se: “Partneriteti me miqtë ndërkombëtar është i rëndësisë substanciale për Kosovën. Në këtë drejtim duhet të kuptohet se në veçanti SHBA-të janë më meritorët për zgjidhjen e problemit të Kosovës”.
Po ashtu, Gërxhaliu tha se, rekomandim i tillë i SHBA-ve duhet të shqyrtohet në mënyrë substanciale sepse ardhmëria e Kosovës është më me rëndësi sesa gjithçka tjetër.