Kosova sivjet siguron vetëm 20 për qind të nevojave të grurit

11.07.2019

Po thuajse në tërë Kosovën ka filluar fushata e korrje-shirjeve, sidomos në Komunën e Suharekës, Prizrenit dhe Rahovecit, por sipas Kryetarit të Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, do të jetë problem që ti përmbushin kërkesat e popullatës. Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës tha për Radio Kosovën se Kosova sivjet […]

Kosova sivjet siguron vetëm 20 për qind të nevojave të grurit Foto: Ilustrim

Po thuajse në tërë Kosovën ka filluar fushata e korrje-shirjeve, sidomos në Komunën e Suharekës, Prizrenit dhe Rahovecit, por sipas Kryetarit të Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, do të jetë problem që ti përmbushin kërkesat e popullatës.

Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës tha për Radio Kosovën se Kosova sivjet mund të mbulojë vetëm rreth 20 për qind të nevojave të popullatës me miell.

Sipas tij, Kosova i ka vetëm rreth 30 mijë hektarë të mbjella me grurë e jo 50 mijë, sic thonë zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë.

Edhe rendimentet sipas tij nuk pritet të jenë të larta, për shkak të mbjelljes së vonë të grurit dhe problemeve tjera të fermerëve.