Ky projekt synon të mbështesë zbatimin e teknologjive moderne, përfshirë Inteligjencën Artificiale, duke u bazuar në përvojat dhe modelet e suksesshme të Republikës së Koresë dhe vendeve tjera partnere.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, përfaqësues të Kosovës po marrin pjesë në edicionin e 15-të të Korea Green Innovation Days (KGID 2026), që po mbahet nga 6 deri më 8 maj në Sejong, Kore e Jugut.

Ky forum ndërkombëtar, i organizuar nga Banka Botërore dhe partnerë globalë, mbledh politikëbërës dhe ekspertë për të ndarë praktikat më të mira në inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Gjatë aktivitetit, Kosova do të prezantojë arritjet në transformimin digjital si dhe vizionin për modernizimin e administratës publike, me fokus në përdorimin e teknologjive të avancuara.

Republika e Koresë konsiderohet një nga liderët globalë në inovacion dhe zhvillim institucional, përvojë nga e cila Kosova pritet të përfitojë drejtpërdrejt përmes këtij partneriteti strategjik.