Kosova rrezikon valën e katërt të COVID-19, ekspertët kërkojnë vigjilencë institucionale

06.11.2021

Ndërkaq, tashmë vendin ynë rrezikon edhe valën e katërt të pandemisë COVID-19, ku ekspertët kërkojnë vigjilencë institucionale. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Evropa është përsëri epiqendër e pandemisë, me 55 për qind rritje të rasteve në katër javët e fundit. Aktualisht, fatmirësisht Kosova qëndron e qetë me situatën me pandeminë, ndërsa shtetet përreth numërojnë […]

Kosova rrezikon valën e katërt të COVID-19, ekspertët kërkojnë vigjilencë institucionale Foto: Ilustrim

Ndërkaq, tashmë vendin ynë rrezikon edhe valën e katërt të pandemisë COVID-19, ku ekspertët kërkojnë vigjilencë institucionale.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Evropa është përsëri epiqendër e pandemisë, me 55 për qind rritje të rasteve në katër javët e fundit.

Aktualisht, fatmirësisht Kosova qëndron e qetë me situatën me pandeminë, ndërsa shtetet përreth numërojnë qindra e mijëra raste ditore me COVID-19.

Ekspertët shëndetësorë tash e sa kohë janë duke kërkuar zbatim më rigoroz të masave anti-COVID si dhe vigjilencë nga institucionet pasi që fundi i muajit dhjetor mund ta gjejë vendin tonë me valë të katërt të COVID-19.

Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), për KosovaPress ka thënë se fushata zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale si dhe mosrespektimi i masave kundër COVID-19 mund të bëjë që në fund të muajit dhjetor apo në muajin janar, vendi mund të ballafaqohet me një valë tjetër të infektimeve.

Përpos fushatës, Syla thotë se në rritjen e rasteve mund të ndikojë edhe rënia e interesimit për t’u vaksinuar kundër COVID-19 si dhe ardhja e mërgimtarëve për festat e fundvitit.