LDK-VV Kosova rrezikohet nga zgjedhjet e reja, ja afatet ligjore nëse s’ka marrëveshje

Janë bërë dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, por ende nuk është arritur koalicioni në mes LVV-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje.

Sipas deklaratave të zyrtarëve të LVV-së e LDK-së, marrëveshja për bashkëqeverisje ka ngecur pasi që kjo e fundit po insiston të përfshihet edhe posti i presidentit në këto bisedime, gjë që po refuzohet nga partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje.

Vonesat e tilla po rrezikojnë Kosovën nga zgjedhjet e reja gjë që i kushtoi mjaft shumë vendit në zgjedhjet e 6 tetorit.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti thotë se deri më datën 26 dhjetor do të punojnë që të arrijnë këtë marrëveshje.

“Ne jemi duke insistuar që të arrijmë një marrëveshje për të themeluar sa më parë institucionet e reja. Një marrëveshje që i balancon përgjegjësitë që kanë dy subjektet brenda institucioneve të reja…nuk jam në dijeni që është caktuar ndonjë takim. Ne presim që kurdo që caktohet takimi të ulemi dhe të diskutojmë. Shprehim vullnetin tonë për të arritur një marrëveshje sa më parë. Më 26 dhjetor është seanca, shpresoj që deri atëherë të përafrojmë qëndrimet”, thotë Hoti

Profesori universitar, Mazllum Baraliu thotë për KosovaPress se alternativa e vetme e dy partive fituese të zgjedhjeve 6 tetorit është formimi i Qeverisë.

Krahas saj Baraliu jep edhe detaje mbi periudhën kohore kur munden të mbahen zgjedhjet e reja.

“E vetmja alternativë e mundur është që këto dy parti të gjejnë zgjidhje këto ditë deri në datën 26 ku mbahet seanca konstituive e legjislaturës së re. Përndryshe në qoftë se 60 ditë prej asaj ditë kur do të mbahet seanca konstituive e kuvendit nuk arrihet që të bëhen institucionet pra të konstituohet Kuvendi dhe qeveria atëherë shkohet në zgjedhje të reja. Shpërbëhet ai kuvend dhe shkohet në zgjedhje të reja. Prandaj nuk kanë as kohë edhe as alternativa të tjera veprimi përveç të kurorëzojnë thirrjen plebishitare të votuesit”, thotë Baraliu.

Po ashtu ai tha se Kuvendi nuk mund të konstituohet nëse nuk janë votoat ose nuk ka marrëveshje, prandaj duhet të ketë marrëveshja nga këto dy subjekte politike me qëllim që ti kenë 61 vota dhe të zgjedhet kryetari, kryesia dhe grupet parlamentare.

Kjo nuk mund të ndodhë…Atëherë do të duhej 15 ditë pas konstituimit të Kuvendit mandatari për formimin e qeverisë i ka në dispozicion të kthejë përgjigjen presidentit.

Nëse nuk mundet për herën e parë t’i bëjë 61 deputetë mandatari, këtë rast Albin Kurti i VV-së, atëherë Kushtetuta thotë se mundet edhe një herë të i kthehet mandati për 10 ditë e ardhshme nga ana e presidencës. Në qoftë se edhe tani nuk bëhet janë 40 ditë që të shkohet në zgjedhjet e reja

“Nuk mund të konstituohet Kuvendi, nuk janë votat, nuk ka marrëveshje. Duhet të ketë marrëveshje që të kenë këto dy parti të kenë 61 vota për të zgjedhur kryetarin, kryesinë dhe grupet parlamentare. Kjo nuk mund të ndodhë…Atëherë do të duhej 15 ditë pas konstituimit të Kuvendit mandatari për formimin e qeverisë i ka në dispozicion të kthejë përgjigjen presidentit. Pastaj ai mund të thotë se mund të mandatohet dhe mandej të mbahet seanca përkatëse dhe të zgjidhet qeveria. Nëse nuk mundet për herën e parë t’i bëjë 61 deputetë mandatari, këtë rast Albin Kurti i VV-së, atëherë Kushtetuta thotë se mundet edhe një herë të i kthehet mandati për 10 ditë e ardhshme nga ana e presidencës. Në qoftë se edhe tani nuk bëhet janë 40 ditë që të shkohet në zgjedhjet e reja”, thotë ai.

Kujtojmë se në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 6 tetor, fituese e këtyre zgjedhjeve doli të jetë Lëvizja Vetëvendosje kështu duke lënë pas LDK-në dhe PDK-në.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.